Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur antikushtetuese marrëveshjen e nënshkruar nga kryeministri Avdullah Hoti në Uashington. Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë për media ka thënë se kjo marrëveshje cenon dispozitat kushtetuese që kanë të bëjnë me integritetin territorial dhe sovranitetin e vendit. “Ata shkuan kinse për njohje nga Serbia e u pajtuan që ta heqin termin Republikë nga kjo marrëveshje, duke bërë që kjo marrëveshje të jetë në kundërshtim me nenin 4 të Kushtetutës së Kosovës Në pikën 7 të marrëveshjes përmendet dakordimi për studimin e fizibilitetit me qëllim të ndarjes së liqenit të Ujmanit. Termi ndarje që është përdorur në këtë marrëveshje ka kuptimin e pjesëmarrjes së Serbisë në pronësinë, kontrollin dhe menaxhimin e një pjese të këtij liqeni”, ka thënë Haxhiu. Haxhiu ka shtuar se kjo pikë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës neni 2 paragrafi 2. “Pika shtatë e marrëveshjes që ka nënshkruar Hoti, shkel rëndë nenin 122 të Kushtetutës ku flitet për përdorimin e pasurisë dhe burimeve natyrore. Kjo pikë është edhe me nenin 121 të Kushtetutës që rregullon pronën, asnjë paragraf i këtij neni nuk lejon që prona e Kosovës të bartet juridikisht në një shtet tjetër me asnjë bazë juridike”, u shpreh Haxhiu. Haxhiu theksoi se kjo marrëveshje nuk duhet të bëhet pjesë e sistemit juridik të Kosovës, sepse sipas saj Kosova përfiton vetëm humbje të pasurive natyrore dhe cenim të sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit. Ish-ministrja në fund i bëri thirrje AAK-së dhe PDK-së që të përkrahin mocionin e iniciuar nga LVV-ja për rrëzimin e Qeverisë Hoti. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Për Kosovën dhe Serbinë nuk ka zgjidhje brenda natës 20 vjet pas fundit të luftës në Kosovë konflikti ende jeton në kokat e …