Duke patur parasysh pyjet halorë të fshatit Corroticë që gjenden në afërsi të fshatit që krijojnë një ambient të veçantë, për dashamirët e natyrës dhe ajrit të pastër, komuna e Preshevës ka inicuar realizimin e projektit të rregullimit të një shtetitoreje në gjatësi prej afro një kilometër.

Lokacioni i kësaj shetitore gjendet në afërsi të terreneve sportive dhe zhvillohet në brendësi të pyllit.

Ky projekt ka për qëllim që banorëve të fshatërave Corroticë, Shoshajë e Poshtme, por dhe banorëve të vendbanimeve tjera të komunës sonë, t’i ofrojë një mundësi rekreacioni, për të kaluar kohën e lirë në ajër të pastër në shetitje në këtë shetitore që e ofrojnë pyjet halore të fshatit Corroticë, ku është përzgjedhur terreni enkas për këtë dedikim.

Së shpejti do të ketë interevenime edhe në avancimin e terreneve sportive të fshatit Corroticë, për t’iu mundësuar të rinjëve infrastrukturë të përshtatshme për t’u marrë me aktivitete sportive.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme