Komuna e Gjilanit i ka bërë të gjitha përgatitjet sipas planit kontingjent për furnizim me ushqim dhe barëra për familjet me gjendje të rëndë sociale, në kuadër të kujdesit për përballimin e fazës së dytë të COVID-19.

Sipas rekomandimeve të Komitetit për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në mbledhjen e bordit të drejtorëve, kemi diskutuar edhe për masat e reja anti-COVID-19, të cilat do të zbatohen në përputhje me vendimin qeveritar.

Apeloj qytetarët që të vazhdojnë t’i përmbahen rekomandimeve kundër përhapjes së virusit, siç është mbajtja e maskës, ruajtja e distancës sociale dhe pastrimi i duarve.

Gjendja e përgjithshme me COVID-19 në Gjilan është si vijon: 1467 të infektuar në total, 1182 të shëruar, 48 të vdekur, 237 raste aktive, 21 të hospitalizuar dhe 208 mostra në pritje për rezultat.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme