Faqja Kryesore Botë BE-ja kërcënon me bllokim të eksportimit të vaksinave anti-covid jashtë bllokut

BE-ja kërcënon me bllokim të eksportimit të vaksinave anti-covid jashtë bllokut

2 Min e Lexuar
0
0
7

Bashkimi Evropian ka kërcënuar me bllokim të eksportimit të vaksinave të koronavirusit për shtetet jashtë këtij blloku pasi kompania “AstraZeneca” u akuzua se ka dështuar të japë një sqarim të kënaqshëm për zvogëlimin e numrit të dozave të premtuara për vendet anëtare të BE-së.

U tha se planet e reja të kësaj kompanie për shpërndarjen e vaksinave janë të papranueshme pasi ajo befasisht e informoi Komisionin Evropian të premten se do të ketë zvogëlim të konsiderueshëm të shpërndarjes së dozave në krahasim me planin fillestar, shkruan The Guardian.

Ishte planifikuar që Bashkimi Evropian t’i merrte 100 milionë doza të vaksinës në çerekun e parë të vitit, por ekziston frika që blloku do ta pranojë vetëm gjysmën e kësaj shifre, pavarësisht rezervimit paraprak të vaksinave para autorizimit të tyre.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një bisedë telefonike me tensione me shefin ekzekutiv të kompanisë “AstraZeneca”, Pascal Soriot, tha se kjo kompani duhet të qëndrojë prapa obligimeve kontraktuale.

Zëdhënësi i Von der Leyenit tha: “Ajo bëri të qartë se pret që AstraZeneca t’i përmbushë zotimet kontraktuale të parapara më herët në marrëveshjen për blerje. Ajo ia rikujtoi z. Soriot se BE-ja ka investuar shuma të konsiderueshme në kompani paraprakisht saktësisht për t’u siguruar që prodhimi të shtohet edhe para se të jepet autorizimi nga Agjencia Mjekësore Evropiane.”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë