Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi në 23-vjetorin e rënies heroike të familjes Jashari, ka thënë se data 5 Mars nuk është vetëm i Prekazit dhe Kosovës por i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit. Kamberi ka thënë se 5 Marsi është ngjarje kundër shtypjes, rezistencës kundër shfarosjes dhe insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë. Postimi i plotë i tij: 5 MARSI NUK ËSHTË VETËM I PREKAZIT DHE I KOSOVËS. ËSHTË I TRASHËGIMISË BOTËRORE TË LUFTËS KUNDËR FASHIZMIT Secila datë historike, botërisht, është rastësi. Nuk ka asnjë veçanti për 5 marsin para vitit 1998. Dhe nuk ka asnjë gjë që mund ta shlyjë rëndësinë e 5 Marsit pas vitit 1998. Kështu pra, një veprim i një familje të zakonshme në Prekaz, bëhet Ngjarje që bartë në vete dimension universal. Sepse lufta e Jasharajve ishte e tillë – Luftë për liri e njerëzve të zakonshëm kundër tiranisë fashiste të superarmatosur dhe të uniformuar. Kjo makineri vrasëse nuk kurseu asgjë. Të gjithë anëtarët e familjes u vranë, pa kursyer as fëmijët e as të moshuarit. Pra makineria nuk bënte luftë, por gjenocid. Sepse nuk donte fitoren, por zhbërjen. Në anën tjetër Adem Jashari qëndroi në shtëpinë e tij, me familjarët e tij. Ishte i armatosur lehtë. Por kishte një armë shumë më të fortë: vendosmërinë për liri. Kjo ngadhënjeu kundër makinerisë së trajnuar vrastare. Prandaj 5 Marsi nuk mund të shlyhet. Sepse nuk është më i Prekazit. As i Kosovës. Është i trashëgimisë botërore të luftës kundër fashizmit. Është Ngjarje e vegjëlisë kundër shtypjes, e rezistencës kundër shfarosjes, e insistimit të njeriut të zakonshëm për të qenë i lirë e barabartë, që e kundërshton shtypjen. I Njeriut që e vlerëson e lirinë dhe barazinë më shumë se jetën. Adem Jashari luftoi si shqiptar i Kosovës. Por nuk luftoi vetëm për shqiptarët. Luftoi për të gjithë të shtypurit kundër çdo forme të fashizmit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Dy ambasadorët amerikanë, Të hiqet taksa, të arrihet një marrëveshje, me njohjen reciproke në thelbin e saj Dy ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai në Prishtinë, Philipp Kosnet, si …