Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptat z.Ragmi Mustafa ka takuar sot kryetaren e Komisionit për Arsim, znj. Flora Hida dhe drejtorin e shtëpisë së vetme botuese “Albas” në Luginën e Preshevës, z. Qenan Hetemi për të përcaktuar dinamikën e aplikimit për sigurimin e lejeve të përdorimit për tekstet mësimore në gjuhën shqipe nga Republika e Shqipërisë.

Në takim është konstatuar se mekanizmi tashmë i vendosur, është udhërrëfyes për të vazhduar angazhimin në sigurimin e të gjitha tekstet mësimore për gjitha nivelet.

Gjatë muajit mars po përmbyllim aplikacionet për tekstet e shkollave fillore dhe në dy muajt në vijim përmbyllim aplikacionet për Gjuhën Shqipe, Matematikën, Biologjinë, Fizikën dhe Kiminë për vitin e I, II, III dhe të IV-të të gjimnazit.

Besimplotë në realizimin e strategjisë 2020-2025 të Këshillit Kombëtar Shqiptar mbetet bashkëkoordinimi në ngritjen e cilësisë së arsimit në shkollave shqipe.

Arsimi edhe më tej mbetet jo vetëm prioritet por përkushtimi për të realizuar të drejtën në arsim e mbrojtur nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Librat shkollorë po bëhen, duhet të ndërtojmë standardet e cilësisë së arsimit në Luginën e Preshevës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme