Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përjashtojë prodhuesit shqiptarë nga taksimi prej 10 për qind për mallrat serbe.

“Pas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj produkteve që vijnë nga Serbia, kryetari i Komunës së Bujanocit, kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, përjashtimin nga këto masa të prodhuesve dhe produkteve që në Kosovë eksportohen nga Lugina e Preshevës”, ka thënë Kamberi në një postim në Facebook.

Kamberi thotë më tej se prodhuesit shqiptarë të Luginës, të vetmin treg e kanë Kosovën.

“Prodhuesi shqiptar i Luginës së Preshevës nuk ka mundësi tjetër tregu të plasimit të produkteve të veta, por si treg të vetëm ka tregun e Kosovës”, ka përfunduar ai
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme