Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik (PVD), njëherësh kryetar i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka shprehur optimizëm se Kuvendi i Kosovës në ditët e ardhshme do të marrë një vendim për t’i ndihmuar shqiptarët e kësaj pjese.

Ai ka thënë se ky vendim duhet të jetë i realizueshëm dhe të ketë efekt të drejtpërdrejt në tri komunat shqiptare në Serbi: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc.

Kamberi ka deklaruar  se shteti i Kosovës duhet të vendosë një linjë buxhetore për ta ndihmuar Luginën e Preshevës.

Ai ka theksuar se drejtuesit politikë të Luginës nuk dëshirojnë as të besojnë se kjo temë po bëhet për një luftë të brendshme politike në Kosovë.

Sipas Kamberit, çështja e Luginës duhet të trajtohet në dialogun me Serbinë, në mënyrë që të gjendet zgjidhje për të drejtat e shqiptarëve.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme