Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetati i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa gjatë një takimi me përfaqsuesin e OSBE-së z. Kiron Reid ka potencuar se librat shkollor nuk kanëas alternativë e as narrativë. Ky është njoftimi i plotë i z.Mustafa Librat shkollor, jo vetëm për shkollat fillore, por edhe për shkollat e mesme janë në fokus të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), theksova në takimin me shefin e zyrës së Organizatës për Siguri e Bashkëpunim Evropian (OSBE), z. Kiron Reid. Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe kontributin e OSBE-së i kërkova ndihmë për të përmbyllur sigurimin e lejeve të përdorimit të librave shkollor për gjitha nivelet. I njoftova se tashmë janë dorëzuar aplikimet për 20 tekste mësimore për të përmbyllur ciklin e shkollave fillore në gjuhën shqipe nga Republika e Shqipërisë. Si dhe është duke u bërë një punë e shkëlqyer me shtëpinë botuese “Albas” që deri në muajin maj të dorëzohen aplikimet për 20 libra shkollorë nga lëndët e Gjuhës Shqipe, Matematikës, Biologjisë, Fizikës dhe Kimisë për shkollat e mesme. Sigurimi i teksteve mësimore nuk ka as alternativë e as narrativë. Por, angazhim e përkushtim konkret me vizion të qartë realizimi. Ftojë publikisht komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të ndajnë fondet e nevojshme për të mbuluar taksën rreth 100 mijë RSD për tekst të aprovuar dhe fondin për të i shpërndarë falas. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bislimi prezanton tre pikat e draft marrëveshjes për targat me Serbinë Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, ka prezantuar katër pikat e draft marrëveshjes mes Kosovës …