Kryetati i Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa gjatë një takimi me përfaqsuesin e OSBE-së z. Kiron Reid ka potencuar se librat shkollor nuk kanëas alternativë e as narrativë.

Ky është njoftimi i plotë i z.Mustafa

Librat shkollor, jo vetëm për shkollat fillore, por edhe për shkollat e mesme janë në fokus të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), theksova në takimin me shefin e zyrës së Organizatës për Siguri e Bashkëpunim Evropian (OSBE), z. Kiron Reid.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe kontributin e OSBE-së i kërkova ndihmë për të përmbyllur sigurimin e lejeve të përdorimit të librave shkollor për gjitha nivelet.

I njoftova se tashmë janë dorëzuar aplikimet për 20 tekste mësimore për të përmbyllur ciklin e shkollave fillore në gjuhën shqipe nga Republika e Shqipërisë.

Si dhe është duke u bërë një punë e shkëlqyer me shtëpinë botuese “Albas” që deri në muajin maj të dorëzohen aplikimet për 20 libra shkollorë nga lëndët e Gjuhës Shqipe, Matematikës, Biologjisë, Fizikës dhe Kimisë për shkollat e mesme.

Sigurimi i teksteve mësimore nuk ka as alternativë e as narrativë. Por, angazhim e përkushtim konkret me vizion të qartë realizimi.

Ftojë publikisht komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të ndajnë fondet e nevojshme për të mbuluar taksën rreth 100 mijë RSD për tekst të aprovuar dhe fondin për të i shpërndarë falas.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme