Një sasi prej 2 ton e 200 kg kokainë është sekuestruar në Kosovë.

Ky aksion është zhvilluar në bashkëpunim të policisë shqiptare, kosovare dhe italiane, raporton Top Channel.

Kishte kohë që ky kamion “pritej të kapej”, ishte paralajmëruar nga DEA.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë detaje për këtë. Diçka e tillë pritet të ndodh shpejt.

Kjo drogë ishte lejuar që të shkonte te porositësi, dy javë më parë ishe vëzhguar në Durrës.

Sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliard eurove. Ndërkohë lajmi ende nuk është konfirmua nga pala shqiptare e as nga Policia e Kosovës./Insajderi.com

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme