Me 227 vota për dhe 5 kundër, Parlamenti i Serbisë votoi qeverinë e re të kryeministres Ana Brnabiç.

Gjatë prezantimit të objektivave të qeverisë së re, Brnabiç nuk ka lënë pa përmendur dhe Kosovën, duke deklaruar se qeveria e saj nuk do të heqë dorë nga insistimi për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Këto qëllime ishin deklaruar më parë nga edhe nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Brnabiç është në krye të qeverisë serbe që prej qershorit të vitit 2017, ndërsa më herët ajo ka mbajtur postin e ministres së Administratës dhe ministre e Financave.

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës kërkojnë të jene pjesë e procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, siç janë te angazhuar serbët në Kosovë.

Ragmi Mustafa, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës tha për Euronews Albania se edhe PreshevaMedvegja dhe Bujanovci të bëhen pjesë e diskutimeve mes Kosovës dhe Serbisë, dhe shqiptarëve t’u jepen të njëjtat të drejta që kërkojnë serbët në Kosovë.

Mustafa u shpreh se përmes pasivizimit te adresave Beogradi po mundohet në mënyre artificiale të ndryshojë strukturat etnike të vendbanimeve në MedvegjePreshevë dhe Bujanovc.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme