Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa, thotë se çështja e shqiptarëve nga kjo pjesë e Serbisë duhet të jetë pjesë e procesit të negociatave. Mustafa thekson se çështja e Luginës së Preshevës duhet të zgjidhet në bisedime brenda dialogut. “Ne vazhdimisht po kërkojmë që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të ngrihet si pjesë e axhendës së dialogut, ne besojmë se Lugina e Preshevës duhet të jetë një pjesë integrale e zgjidhjes midis dy vendeve,” tha Mustafa. Mustafa kujtoi deklaratën politike të miratuar më 14 korrik 2018, e cila thotë se “pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nuk mund të ketë normalizim real midis Kosovës dhe Serbisë”. Sipas tij, shqiptarët nga Lugina e Preshevës votuan për zgjidhjen e këtij problemi në referendum në vitin 1992, në të cilin ata votuan për bashkimin me Kosovën, shkruan e përditëshmja B92 Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Tërmeti i fuqishëm prej 7.0 magnitudë godet Turqinë dhe Greqinë, shemben ndërtesat Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot brigjet turke në veri të ishujve grek …