Në kabinetim e saj, kryetarja e komunës Ardita Sinani e shoqëruar nga zv.kryetari i Komunës, z. Ragmi Mustafa pritën në takim përfaqësuesit e Bashkësisë Islame në Preshevë, i udhëhequr nga kryetari i saj z. Ibrahim Ahmedi

Në takim u diskutua për problematikat me të cilat BI e Preshevës përballet, sidomos sa i përket Medresesë së Preshevës.

“Nevojat dhe kërkesat për realizimin e tyre deri më tani kanë hasur në vesh të shurdhër, duke mos hasur fare në mbështetjen e institucioneve komunale.Unë u zotova se do të jem në disponim të plotë për realizimin e kërkesave të BI” ka deklaruar zonja Sinani

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme