Kryetari i Komunës së Bujanocit z. Nagip Arifi ka pritur sot në kabinetin e tijë përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane z.Lee me të cilin ka biseduar për shum problem.

Ky është njoftimi i plotë nga kabineti i kryetarit Arifi

Zyrtari i lartë politik në Ambasadën e ShBA-së në Beograd z. Thomas Lee po qëndron në Bujanoc. Vizitën e filloi me të parin e komunës Z. Nagip Arifi.

Çështja politike dhe e sigurisë, plani 7 pikësh dhe problemi me pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë në Luginë ishin disa nga temat kyqe që u trajtuan në këtë takim.

Kryetari Arifi kërkoi nga diplomati amerikan vëmendje më të shtuar në Luginë të Preshevës, e veçanarisht në Bujanoc, ku pas fshirjes së qytetarëve shqiptarë nga regjistri civil në Medvegjë, metodë e njejtë po aplikohet edhe në komunën e Bujanocit.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme