Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Dhomat e Specializuara të Kosovës do të mbajnë sot konferencën e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, njofton Insajderi.com. Thaçi dhe të tjerët do të paraqiten në seancën e radhës në gjykatë të martën nga ora 14:30. “Siç është njoftuar në kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e shtatë për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet të martën, më 14 shtator në orën 14:30”, njofton Specialja. Ndërkohë që ditë më parë ka përfunduar konferenca përgatitore e ZPS-së në çështjen e ish-kryetarit të Organizatës së Veteraneve të Luftës, Hysni Gucati dhe ndaj nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj. Gjatë konferencës trupi gjykues nxori një numër vendimesh gojore që urdhërojnë mes tjerash se gjykimi në këtë çështje do të fillojë me 7 tetor me deklaratën hyrës të ZPS-së. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
KOSOVA SHPREH GATISHMËRINË PËR T’I DALË NË NDIHMË GREQISË PAS ZJARREVE QË PO MARRIN JETËN E NJERËZVE Kryeministri Kosovës Ramush Haradinaj, në mbledhjen e qeverisë ka shprehur gatishmërinë për t`i dalë …