Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron në Slloveni, me ftesë të homologut, presidentit të Sllovenisë, Borut Pahor.

Ajo është pritur me ceremoni zyrtare e me nderime ushtarake në Sheshin e Kongresit në Lubjanë.

Më pas presidentja Osmani ka vendosur kurora me lule në Memorialin e Viktimave të të gjitha Luftërave. Ndërsa, Forcave të Armatosura të Sllovenisë, gjatë ditës, presidentja Osmani do t’ua ndajë një dekoratë për kontributin për paqe dhe siguri në kuadër të misionit të NATO-s në Republikën e Kosovës, në të cilin përgjatë viteve kanë shërbyer mijëra ushtarë slloven.

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme