Edhe këtë verë, mërgimtarët që vijnë për pushime në atdhe nuk do të paguajnë polisën e sigurimit kufitar për automjetet e tyre.

Kështu deklaroi kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Duke iu dëshiruar mirëseardhje mërgimtarëve, kryeministri Kurti deklaroi se aplikimi dhe rimbursimi do të bëhet online, pa pasur nevojë të pritet.

“Qeveria e Kosovës do të mbulojë koston e policës kufitare. Procedura vazhdon të jetë e thjesht”, deklaroi kryeministri.

Ai sqaroi se polica mund të bëhet edhe fizikisht por edhe online para se mërgimtarët të nisën drejt Kosovës.

“Ata pastaj mund të aplikojnë për rimbursim. Mërgata jonë jeni pjesë integrale. Ministria e Diasporës po punon për projektligjin për Diasporën”, tha ai.

Përveç kësaj, kryeministri tha se Qeveria është duke u punuar për herë të parë për mësimin gjuhës shqipe në diasporë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme