Drejtori i shtëpisë së kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë Kujtim Sadriu i ka bër ftesë Partisë Demokratike Shqiptare për lirimin e zyres dhe kthim e sajë në kuadër të zyrës për të rinjën.

Ky është njoftimi i plotë i z.Sadriu

Me ftesën e drejtuar për takim me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare prof. Dr. Ragmi Mustafën, për të diskutuar në lidhje me shfrytëzimin e hapsirave të” Shtëpisë së Kulturës”, sot kësaj ftese i’u përgjigjën pozitivisht dy antarët e kryesisë së PDSH-së dr. Agim Sabedin dhe zoti Mustafë Shaqiri.

Fillimisht shfrytëzoj rastin ti faliminderoj që kanë shprehur gatishmërinë për të bashkëbiseduar dhe zgjidhë problemet sëbashku në frymën e mirëkutimit dhe bashkëpunimit.

Antarët e kryesisë së PDSH-së më njoftuan për disa proceduara të më hershme për të cilat pjesërisht isha i njoftuar edhe unë.

KËRKESA ime ishte që PDSH ti liroj hapsirat dhe të kthehen Zyrja për të rinj në këto hapsira aty ku e kanë vendin.

Për t’ju sqaruar se PDSH nuk është shënjestra ime, u zotova se përveç ZPR dhe KNSH nuk do të shfrytëzojë askush hapsirat e SHK pa pagesë.

I njoftova se SHK paguan rrymë afro 5.000.000,oo dinarë në vit e që në euro i bie 42.000,oo €. Dhash mendimin tim që ne duhet ti bashkojm forcat që të kursejmë paranë publike, dhe këto kursime të destinohen për bursa studentore apo diçka tjetër në të mirë të shoqërisë.

Ditëve në vijim mbetëm që të takohemi edhe një herë. Besoj që PDSH do të reflektojnë në aspektin pozitiv dhe në interes të shoqërisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme