Është përshkallëzuar protesta në Shkup mbrëmë në ditën e katërt, kundër propozimit francez përmes të cilit synohet të tejkalohen dallimet mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë rreth të kaluarës dhe çështjes së identitetit maqedonas.

Gjatë tubimit të mbrëmjes së sotme, protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe sende të forta si dhe kanë thyer xhamat e ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjatë protestës, policia maqedonase tha se janë lënduar katër policë.

Protestuesit kërkojnë që autoritet e qeverisë në Maqedoninë e Veriut, të refuzojnë propozimin e Bashkimit Evropian, të njohur si propozim francez, për fillimin e negociatave për anëtarësim.

Sipas tyre, francezet bën “bullgarizimin” e Maqedonisë së Veriut dhe nuk e njeh gjuhën e as historinë maqedonase.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme