Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka pritur në takim në zyrat e KNSH-së Komisarin e Lartë për Pakicat Kombëtare në Hagë, Ambasadorin Kairat Abdrakhmanov.
Kryetari Mustafi njoftoi zotin Abrakhmarov me pasivizimin e adresave të shqiptarëve dhe me diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve nga ana e shtetit.
“Bashkëbiseduam për diskriminimin e pasivizimin e adresave të qytetarëve shqiptarë në Luginë.
Raportet ndërkombëtare janë matës e presion disiplinues ndaj autoriteteve diskriminuese” deklaroi Ragmi Mustafi
Like 0