Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në mes të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28 tetor 2022 , KKSH hap konkursin publik për Për përkrahjen financiare të projekteve të cilat bartin aktivitete dhe kontributojnë në qëllimin e përgjithshëm të ruajtjes e kultivimit të gjuhës, artit, kulturës e identitetit Shqiptar në Luginën e Preshevës! Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë organizatat e shoqërisë civile, individët e shoqatat ë themelues të së cilave janë pjesëtarët e pakicës kombëtare shqiptare. Shuma e granteve do të varet nga lloji i projekt propozimit dhe kapacitetit për zbatim. Shuma e përkrahjes do të jetë e hapur për tu vlerësuar nga Komisioni Përzgjedhës. Grantet mund të jenë mikro grante individuale, si dhe përfshirë deri në 100 bursa për student më të mirë në universitetet publike (deri 1,000 EUR), të vogla (deri 5,000 EUR), të mesme (25,000 – 50,000 EUR) apo grante të mëdha (duke filluar nga 50,000 e më shumë). Periudha maksimale e zbatimit është deri në 10 muaj. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi: Betejën për mbështetjen e Luginës së Preshevës nga SHBA duhet ta fitojmë në Capitol Hill Udhëheqësit politikë nga Lugina e Preshevës kanë filluar një vizitë lobuese në SHBA. Deputeti …