Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë që se e kanë pranuar propozimin franko-gjerman, pasi në të kundërtën Kosova do të hynte në rrugën e konfrontimit me aleatët. Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë që e kanë pranuar propozimin franko-gjerman, pasi emisarët ndërkombëtarë ia bënë të qartë se ky propozim është shumë afër formatit “merre ose leje”. “Më datë 20 janar 2023, emisarët ndërkombëtarë që e shoqëruan ndërmjetësuesin Lajçak, pra emisarët amerikan, gjerman, francez dhe italian i dhanë disa qëndrime në këtë takim të fundit. Ata ma bënë të qartë që propozimi kryesor këtë herë është pranë formatit “leje ose merre” dhe se nuk do të lejohet hapja apo negocimi i tij. Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve nga vini emisarët, është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta”, tha Kurti. Like 0
Kurti gjatë seancës së sotme të Kuvendit ku po diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë që e kanë pranuar propozimin franko-gjerman, pasi emisarët ndërkombëtarë ia bënë të qartë se ky propozim është shumë afër formatit “merre ose leje”. “Më datë 20 janar 2023, emisarët ndërkombëtarë që e shoqëruan ndërmjetësuesin Lajçak, pra emisarët amerikan, gjerman, francez dhe italian i dhanë disa qëndrime në këtë takim të fundit. Ata ma bënë të qartë që propozimi kryesor këtë herë është pranë formatit “leje ose merre” dhe se nuk do të lejohet hapja apo negocimi i tij. Qëndrimi i tyre ishte që i tërë aparati diplomatik e politik i shteteve nga vini emisarët, është vënë në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe nuk mund të pritet një ‘jo’ nga Kosova sepse do të hynim në një rrugë të konfrontimit me ta”, tha Kurti.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq : Pres që gjat prillit do të bëhen disa përpjekje dhe lëvizje në drejtim të dialogut “Nuk jemi afër marrëveshjes me Kosovën sepse me të nuk bisedojmë”, ka thënë presidenti …