Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dhe një herit deputet i vetëm shqipëtar në Parlamentin e Serbis, z.Shaip Kamberi është pritur sot nga Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, E.T.Christopher R.Hill.

Kamberi në ambasadën amerikane ka diskutuar me Ambasadorin Hill çështjet e fundit politike që po zhvillohen në rajon.

“Në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me E.T. Christopher R. Hill për të biseduar rreth zhvillimeve politike rajonale dhe të drejtat e pakicave që përfaqësojmë.
SHBA mbetet nxitësi kryesor i demokratizimit të rajonit” ka deklaruar Shaip Kamberi

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme