Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshillitari i Kuvendit Kumunal i Komunës së Preshevës Shkëmbim Veliu i cili vie nga rradhat e PVD-ës ka kritikuar ashpër kryetarin e Kuvendit Komunal Sami Salihu dhe kryetarin e komunës Shqiprim Arifin lidhur me seancën e mbajturë ditën e diel. Ky është reagimi i plotë: SAMIA THOSHTE “UNË NUK BËJ PUSHTET ME SERBET”! Si asnjëher në historin e Preshevës, e diell ora 8.00 e mengjesit, një seancë tinzare që zgjat vetem disa minuta, mobilizim për ta shpëtuar Shqiprim Arifin dhe Sami Salihun! E kuptueshme sepse këta dy në njërën anë shajn e mallkojnë Qeverin e Kosovës dhe Albin Kurtin, në anën tjeter, në errësir bëjnë marrveshje tinzare me Listën Serbe! Dersa Shqiprimi e bën këte hapur, paterica e tij Sami Salihu mundohet ta bëj me tinzi! Të gjendur para një situate kur në njërën anë duhej t’i zbardhnin marrveshjet e fshehta me Listen Serbe ose humbjen e pushtetit në anën tjetër, Shqiprimi dhe Samiu zgjodhen tē parën ! Por kjo duhej të bëhet në mënyrë tinzare, ditën e diellë ora 8.00 e mengjesit, sa më shpejt e sa më larg vëmendjes së opinjonit publikë e sidomos mërgimtarëve! Nuk është për tu habitur sepse mënyra veprimit e Shqiprimit dhe Samiut ishe e njejt me karakterin tyre tinzare! Në këtë koh të tensioneve politike në rajon këta dy janë hala të “dobishëm” për të futur përçarje mes nesh duke e luftuar kryeministrin Kurti dhe Qeverin e Kosoves nga Presheva, Shqiprimi këte e bën hapur e Samia si zakonishtë në mënyrë tinzare! Si tinzar që janë mendojn që ende mund ta manipulojn popullaten e Presheves e sidomos mërgimtarët me patriotizem të rrejshëm, Shqiprimi duke vendos kunja kuq e zi në trotuare e Samia me “çizme” në spote elektorale!! Është e kot sepse juve ju ka dol boja..! Paknaqsia në popullat po rritet, koha juaj ka kaluar, do të vij dita që nuk mund të ju shpëtoj as Lista Serbe, do të purfundoni aty ku e keni vendin në plehrat e historis politike të Preshevës të mbuluar me turp bashkë me ata që po jua mundësojn të turpëroheni! #Patriotet Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Gorani: Të hapet një zyrë për Luginën në kuadër të kryeministrisë Deputeti nga radhët e PSD-së, Dukagjin Gorani, ka thënë duhet të nxjerrin një propozim …