Drejtoria e inspekcionit paralelisht me aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe largimin e tregtarëve ambulantë nga trotuaret në rrugën Kralja Milutina dhe rruga 4 Korriku, në bashkëpunim me NP Komunalia është duke punuar për krijimin e kushteve për vijimësinë e punës së tregtarëve.

Një hapësirë e pashfrytëzuar brenda Tregut të Gjelbërt është pastruar, sistemuar dhe nga sot është në funksion të tregtarëve ambulantë, të cilët nuk do të lejohen më të zënë trotuaret apo hapësira të tjera publike.

Çdo uzurpim i rrugëve dhe trotuarëve gjatë ditës së tregut në rrugën Kralja Milutia dhe 4 Korriku do të pasojë me gjoba.

Me këtë rast, apelohen të gjithë tregtarët ambulantë që për nevojat e tregtisë t’i shfytëzojnë hapësirat tashmë të siguruara brenda Tregut të Gjelbërt, duke liruar rrugët dhe trotuaret.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme