Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas takimit me deputetin e vetëm shqiptar nga Parlamenti i Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se çështja e licencimit të mjekëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës do të zgjidhet shpejt. “Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit shqiptar në Serbi dhe ndërmarrjen e hapave për të adresuar shkeljet e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Po ashtu, mbetemi të angazhuar maksimalisht dhe në zgjidhjen e çështjes së licencimit të mjekëve shqiptarë nga Lugina e Preshevës, të cilët punojnë në Kosovë”, tha Bislimi. Ai ka theksuar se në vend të krijimit të hapësirës së nevojshme institucionale për të garantuar të drejtat kolektive të shqiptarëve, Serbia po gjeneron pengesa dhe vështirësi për ta, duke i kufizuar në këtë mënyrë për shkak të përkatësisë së tyre etnike. Ndërsa deputeti Kamberi ka paraqitur katër propozime që synojnë të krijojnë mekanizma ligjor për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave. Megjithatë, Parlamenti i Serbisë refuzon t’i trajtojë ato, duke i lënë jashtë rendit të ditës. Propozimet përfshijnë ndryshimin e Ligjit për përdorimin e lirë të simboleve kombëtare nga pakicat, Ligjin për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të pakicave, Ligjin mbi organizimin territorial të gjykatave dhe ndryshimin e Rregullores parlamentare. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Erdogani prin me vota, por balotazhi konsiderohet i pashmangshëm Prej më shumë se 12 orë qëkur janë mbyllur qendrat e votimit në Turqi, …