Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Ambasadori i SHBA në Serbi, Christopher Hill, ka marrë pjesë sot në përurimin e kabinetit Makers Lab në Shkollën e Mesme „Sezai Surroi“. I pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës z.Nagip Arifi dhe Kryetari i Kuvendit Komunal të Bujanocit, z.Enver Ramadani, madje ky i fundit e ka falenderuar diplomatin amerikan për prezencën por edhe stafin e shkollës për realizimin e këtij projekti. Ky është njoftimi i plotë i z.Ramadani Sot isha i pranishëm në Shkolla e mesme Sezai Surroi – Bujanoc ku në prani të ambasadorit amerikan Christopher Hill u bë përurimi i kabinetit Makers Lab. Një puntori ku nxënësit do të ken mundësi aplikimi të njohurive inovative për mësimnxënje, ndërmarrësi, dhe orientime tjera që jan konkuruese në arritjen e përgatitjeve te tyre profesionale. Është për të përshëndetur udhëheqësin e shkollës së mesme Admir Nazifi e posaçërisht udhëheqësit këtij projekti Bujar Mustapha Izeir Islami Elhan Murati për punën e tyre te paludhur që së bashku me nxënësit arritën te sigurojnë një nga projektet shumë domethënëse dhe konkuruese në treg. Projekte të tilla duhet mbështetur dhe do të kenë mbështetjen e Kuvendi Komunal i Bujanocit – Skupština Opštine Bujanovac. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shtrenjtohen cigaret, ja sa kushtojnë tani Cigaret e disa prodhuesve tani janë më të shtrenjta për 10 dinarë për paketë, …