Komuna e Bujanocit, gjatë ditës, ka njoftuar se sot janë nënshkruar 9 projkete infrastrukturore në vlerë totale prej 13 milionë dinarëve, për tre vendbanimet shqiptare të Bujanocit.

“Nënshkruhen kontratat për realizimin e 9 projekteve infrastrukturore në Komunën e Bujanocit.

Vlera e përgjithshme është mbi 13 milionë dinarë me TVSH.

Projektet infrastrukturore do të realizohen në Dobrosin, Bujanoc dhe Tërnoc” thuhet në njoftim e publikuar sot.

Tanimë, disa nga projektet e tjera vetëm se kanë filluar të zhvillohen në Bujanoc dhe Tërnoc.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme