Me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, gjat ditës së djeshme edhe në Bujanoc u shënua kjo ditë, ku aktivistët e Zyrës për të rinjë, Organizata Eko Bu dhe Organizata The Future kryen pastrimin e parkut të qytetit. Theksojm se 5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.

Për më shum shih fotot në vazhdim :

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme