Faqja Kryesore Botë DOLËN DOKUMENTET SHQETËSUESE NGA QEVERIA BRITANIKE

DOLËN DOKUMENTET SHQETËSUESE NGA QEVERIA BRITANIKE

5 Min e Lexuar
0
0
84

Nëse ndodh Brexiti pa marrëveshje me BE, mund të ndodh “Armagedon” për Ishullin. Porti i Doverit shembet për 24 orë, populli mbetet pa ushqim, barëra, karburante…

Dolën dokumentet shqetësuese nga qeveria britanike

Gazetarët e “Sunday Times” pohojnë se iu ka rënë në dorë dokumenti zyrtar i qeverisë në të cilin përshkruhen skenarët e daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian pa arritje të marrëveshjes tregtare me Brukselin. Nga kabineti i Theresa May të hënën e kanë demantuar gjithë këtë tregim, gjë që është plotësisht e kuptueshme pasi përmbajtja e këtij dokumenti është, thënë butë, katastrofale.

Nëse zyrtarët e lartë qeveritar e nënshkruajnë Brexitin pa marrëveshje me Brukselin deri më 29 mars 2019, ata paralajmërojnë për tri skenarë të ngjarjeve të cilat do të pasojnë, dhe se asnjëri nuk tingëllon pozitiv. Skenarin më të mirë të mundshëm e kanë quajtur “mesatar”, i dyti është “serioz” ndërsa të tretin e kanë quajtur “armagedon” (fundi i botës), transmeton Insajderi.com.

Në raport shkruan se madje edhe me skenarin e dytë të keq, pra me atë “serioz”, Britania e Madhe kërcënohet nga katastrofa ekonomike dhe sociale. Porti i Doverit do të shembet për 24 orë, dhe gjithë vendi do të mbetet pa ushqim dhe barëra në afat prej vetëm dy javësh.

“Pjesëtarët e RAF (Aviacioni Mbretëror)  do të duhej ti transportonin barërat në këndet më të largëta të vendit tonë. Për fat të keq, kjo nuk do të zgjaste shumë pasi së shpejti do të mbesnin pa karburante”, ka thënë një burim nga qeveria britanike për Times.

Ministri për Brexit, David Davis ka konfirmuar se është zhvilluar debati për këto skenarë në rast se nuk arrihet marrëveshja, por ka theksuar se askush nuk e ka përmendur “armagedonin”.

Megjithatë, Në Britani të Madhe nuk e fshehin brengosjen për shkak të mundësisë reale që marrëveshja të dështojë dhe që vendet e pasura të BE të refuzojnë të tregtojnë me britanikët apo në rastin më të mirë që qarkullim të ngadalësohet.

“Ne jemi plotësisht të varur nga tregtia me Evropën. Nëse ky afarizëm ngadalësohet atëherë “e kemi hangër”, ka thënë një zyrtar anonim nga qeveria britanike

Ministri i brendshëm Sajid Javid ka thënë se raportet të cilat “Sunday Times” i ka publikuar janë “histerike” dhe se as në ankthin më të madh, skenari “armagedon” nuk duhet të paramendohet.

“Jam i bindur se do të arrijmë marrëveshje me Brukselin, por gjithashtu jemi duke u përgatitur për mundësinë që kjo marrëveshje të dështojë”./Insajderi.com.
Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë