Zyrtarët e KFOR-it kanë sqaruar se me vendosjen e tabelave ditë më parë në fshatin Karaçevë të Kamenicës .

Vetëm e kanë paralajmëruar personelin e tyre dhe të UNMIK-ut për distancën e vijës administrative dhe kufitare, në mënyrë që t’i shmangen shkeljes së marrëveshjes me forcat e armatosura serbe dhe kjo nuk ka të bëjë asgjë me banorët e zonës.

Banorët e fshatit Karaçevë, kishin thënë se te vendi i quajtur “Uji i Çeshmes”, KFOR-i ka vendosur tabelat për shënjimin e kufirit të përkohshëm të Kosovës, veprim ky që ka shqetësuar ata pasi me tabelën e vendosur tokat e tyre kanë mbetur në anën e Serbisë e jo në Kosovë, siç kanë qenë gjithherë.

“Ky veprim i KFOR-it ka shqetësuar banorët”, kishte deklaruar Selver Lenjani, kryetar i Bashkësisë Lokale në Karaçevë.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Vija administrative kufitare dhe shenjat nuk ndikojnë në jetën dhe në aktivitetet e qytetarëve në Kosovë. Vija administrative kufitare nuk është një vijë kufitare, por është një linjë referimi për të përcaktuar se ku KFOR-i, UNMIK-u dhe forcat e armatosura serbe mund t’i kryejnë misionet e tyre”, kanë thënë për “Zërin” zyrtarët e zyrës për informim të KFOR-it.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme