Gjithmonë kishte flamuj serb, por kësaj radhe veriu i Kosovës është stolisur edhe më shumë. Për dy ditë do të qëndrojë në Kosovë, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka marrë leje nga institucionet e Kosovës. Analistë nga veriu deklarojnë se nuk do të ketë ndarje drastike të Kosovës dhe se sipas tyre, SHBA ka rolin kyç në marrëveshjen finale mes Beogradit dhe Prishtinës.

Më 8 dhe 9 shtator, Vuçiq pritet të jetë në Kosovë, ku këshilltari i ministrit të Punëve të Jashtme, Jetlir Zyberaj ka konfirmuar për Kosovapress se Vuçiq ka kërkuar leje dhe i është lejuar vizita.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Do t’i lejohet vizita në Kosovë, ai ka kërkuar leje. Çdo gjë është konform marrëveshjes së Brukselit”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se gjatë vizitës Vuçiq do të jetë i shoqëruar nën përcjelljen e Policisë së Kosovës, ndërkohë që nuk ka bërë të ditur se cila do të jetë agjenda e Vuçiqit në Kosovë. Rreth vizitës së Vuçiqit në Kosovë, analisti nga veriu i Mitrovicës, Zhelko Tvërdishiq tha se koha do të dëshmojë nëse kjo vizitë do të jetë vërtetë historike ose jo.

Ai, duke folur për Kp shprehet i bindur se nuk do të ketë ndonjë ndarje drastike të Kosovës, derisa ka potencuar se vendimi i faktorit ndërkombëtar, sidomos vendimi i SHBA-së, do të jetë kyç sa i përket marrëveshjes finale në mes të Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas tij, veprimet e fundit të opozitës në Prishtinë do të ndikojnë që presidenti Thaçi të mos i ketë duart e lira shumë rreth realizimit të ndonjë marrëveshje të arritur mes tij dhe presidentit serb Vuçiç. Në njërën nga dy ditët, Aleksander Vuqiç pritet të mbajë fjalim para qytetarëve në sheshin “Car Llazar” në veri të Mitrovicës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme