Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, pritet të takohen sërish në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Takimi ndodhë pak ditë pasi që të dy presidentët kërkuan mbështetjen ndërkombëtare për çfarëdo marrëveshje që arrihet në bisedime, qoftë edhe nëse ajo nënkupton ndryshim kufijsh.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Ndryshe, presidenti i vendit, Hashim Thaçi një ditë më parë tha se asnjëherë në Bruksel nuk është shtruar çështja e ndarjes së Kosovës.

Ai tha se arritja e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ligjërisht e obligueshme do të jetë vështirë e arritshme, por sipas tij, nëse kjo marrëveshje arrihet atëherë do të kishte kuptim vetëm nëse shteti i Kosovës njihet nga Serbia dhe Kosova anëtarësohet në OKB.

Sipas tij, nuk do të ketë ndarje të Kosovës, shkëmbim territoresh dhe Asociacioni i komunave serbe nuk do të ketë kompetenca ekzekutive, por do të ketë vetëm korrigjim kufijsh, që sipas tij nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme