Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Në kuadër të bisedimeve kur dhe po flitet për mundësi korrigjimi të kufijve, nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arsim Bajrami, ka thënë se Presidenti i vendit Hashim Thaçi është i vetëdijshëm se një gjë e tillë është pamundshme. Bajrami ka thënë se prapa kësaj ideje për shkëmbimin e territoreve ka një qëllim të fshehtë. ”Vlerësoj se e tërë kjo zhurma me tregti territorësh, me shkëmbim territoresh mendoj që është krejtësisht i pamundshëm në procesin e negociatave. Por mendoj se ka një qëllim tjetër krejtësisht të padukshëm – qëllimi është të krijohet një asociacion me kompetenca ekzekutive”, tha Bajrami në Info Magazine të Klan Kosovës. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. ”Ju po e shihni këta dy muaj nuk po flitet për Asociacionin, por jo nga Bashkësia Ndërkombëtare”. ”Vlerësoj që ideja e shkëmbimit të territoreve është proces i pamundshëm, por provohet të bëhet një Asociacion. Nuk besoj që Kosova do dëmtohej nga këto ide të krijimit të Autonomisë Serbe, por i frikohem një Asociacioni me kompetenca ekzekutive”. ”Duhet të jemi të përgatitur, duhet të jemi sy qelë, të jemi shumë profesional, që ajo të formohet krejtësisht në bazë të Kushtetutës së Kosovës”, tha ai. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
UEFA zyrtarizon ndryshimin historik për sezonin e ardhshëm Prova “paqeje” mes UEFA- dhe FIFA-s. Pasi organizmi më i madh i futbollit europian …