Faqja Kryesore Botë ERDOGAN: KEMI DREJTËSI TË PAVARUR, VETËM GJYKATA VENDOS PËR PASTORIN AMERIKAN

ERDOGAN: KEMI DREJTËSI TË PAVARUR, VETËM GJYKATA VENDOS PËR PASTORIN AMERIKAN

2 Min e Lexuar
0
0
105

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se fatin e pastorit amerikan, i cili është arrestuar mbi akuza për terrorizëm duke tronditur marrëdhëniet mes Ankarasë dhe Uashingtonit, do ta përcaktojnë gjykatat turke dhe jo politikanët.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ishte shprehur të hënën se, shpresonte që Turqia ta lironte pastorin evangjelist, Andrew Brunson, këtë muaj. Ai ndodhet në arrest shtëpiak që prej muajit korrik, pasi kaloi 21 muaj në paraburgim.

Në një intervistë për “Reuters”, të martën vonë teksa ishte në Nju Jork për takimet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Erdogan tha se çdo vendim për Brunsonin do të merret nga gjykata.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Kjo është një çështje gjyqësore. Brunson është arrestuar mbi akuza për terrorizëm. Më 12 tetor do të ketë një tjetër seancë dëgjimore, por ne nuk e dimë se çfarë do të vendosë gjykata. Politikanët nuk mund të flasin fare mbi verdiktin”, tha Erdogan.

Nëse shpallet fajtor, Brunson mund të burgoset për të shumtën 35 vite, edhe pse ai mohon akuzat.

“Si president nuk kam asnjë të drejtë për të urdhëruar lirimin e tij. Drejtësia jonë është e pavarur. Le të presim dhe të shohim se çfarë do të vendosë gjykata”, tha më tej Erdogan.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë