Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste serbe, Nenad Rashiq, ka folur në lidhje me idenë e korrigjimit të kufijve Kosovë- Serbi.

Ish- ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka thënë se ka vërejtur një gjuhë trupi në mes Presidentit Hashim Thaçi si dhe atij serb Aleksandar Vuçiq, që lë të kuptojë se tashmë ka një marrëveshje.

”Gjuha e trupit që unë shoh tek Vuçiq dhe Thaçi po më tregon se ata kanë një marrëveshje mes tyre për korrigjim kufijsh”, thotë Rashiq për Top Channel.

”Ata po vazhdojnë tensionet duke kërkuar kërkuar momentin kur ne në Ballkan të themi ‘vetëm të mos ndodhë dicka e keqe se e nënshkruajmë çdo gjë”.

Rashiq ka folur edhe për gjendjen në Veri të Kosovës, derisa ka deklaruar se atje ka një vakum ligjor dhe për këtë, fajtor janë ndërkombëtarët.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

Rashiq është një serb që punon çdo ditë me shqiptarët e Kosovës, ai thotë se nuk ka dallime mes tyre.

Por qëndrimet e tij e kanë penalizuar rëndë në raport me Beogradin zyrtar. Rashiq e quajnë tradhtar të serbëve, të pabesë dhe që punon për interesat e Prishtinës.

Ndryshe nga serbët e Veriut që nuk i njohin institucionet e Prishtinës, në jug të Kosovës ka një pakicë të serbëve që janë pothuajse të mohuar nga Beogradi dhe presidenti Vuçiq.

”Ne kemi 2 fytyra të Beogradit, një zyrtar dhe një jozyrtar dhe më kanë sulmuar fort”, thotë Rashiq.

Nenad Rashiq, i cili ka shërbyer 8 vjet si Ministër dhe deputet në qeverinë e Thaçit, ndërsa sot ai drejton një Parti që përfaqëson serbët e Jugut.

Ai di të flasë një shqipe të kuptueshme, dhe këtë e shpjegon se ku e ka mësuar.

“E kam mësuar gjuhën shqipe duke punuar në ‘Coca Cola’ me shqiptarë”, thotë Rashiq.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme