Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti i parlamentit gjerman, Peter Beyer, njëherësh anëtar i partisë CDU të kancelares, Angela Merkel, ka pohuar se marrëveshja finale e dialogut Kosovë-Serbi, do të përfundojë me njohjen e Kosovës. “Në fund të këtij procesi Serbia duhet ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe Kosova mund të bëhet anëtare e OKB-së. Është shumë e qarte, s’ka asgjë të re këtu, qëndrimi gjerman është që para se Serbia të bëhet anëtare e BE-së duhet ta pranojë Kosovën, edhe de facto edhe de jure”. “Gjermania ka qenë ndër shtetet e para që ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe qëndrojmë prapa këtij vendimi”. Deputeti gjerman në një intervistë ekskluzive në Info Magazine, theksoi se kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka interesim për Ballkanin Perëndimor. “Merkel interesohet shumë për rajonin e Ballkanit. Para se të vija këtu pata rastin të bisedoj me kancelaren gjermane. Biseduam për Ballkanin Perëndimor, proceset këtu dhe idenë e korrigjimit të kufirit. Ajo është mjaft e interesuar, do të thoja qartë se Ballkani Perëndimor dhe Kosova qëndrojnë në fokusin e saj”. Like 0
Argjend Sherifi: Vetëm ata që nuk i njohin fare rrethanat mundë t’i besojnë deklaratave të kryetarit që iku Sh.Arifit
Uruguaj-Francë hap çerekfinalet: Tabarez pa Cavani, Matuidi i skualifikuar Kupa e Botës 2018, sot do të fillojë raundin çerekfinal të saj me një …