Botë ERDOGAN TELEFONON PRINCIN E ARABISË SAUDITE PËR VRASJEN E GAZETARIT KHASHOGGI Nga Wikiliks U postua 25/10/2018 2 Min e Lexuar 0 0 64 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan bisedoi sot në telefon me princin trashëgimtar saudit, Mohammed ben Salmane, për herë të parë që prej vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi, njoftoi një burim nga presidenca turke. Gjatë bisedës së tyre, që u zhvillua me kërkesë të princit trashëgimtar, që media turke e quan përgjegjës në këtë vrasje, dy krerët biseduan për përpjekjet e përbashkëta për zbardhjen e të gjitha aspekteve të vrasjes së Jamal Khashoggi dhe të masave që duhet të merren në këtë aspekt, sipas të njëjtit burim. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Khashoggi dyshohet se u masakrua nga 15 agjentë arab brenda objektit të konsullatës arabe në Stamboll. Trupi i gazetarit fillimisht u dyshua se gjendej në një mal në Stamboll, ndërsa autoritete truke sot e kanë kërkuar brenda një pusi që gjendet brenda objektit të konsullatës arabe. Princi saudit është betuar të dënojë të gjithë ata që janë përgjegjës për vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi, në Turqi. Gjatë fjalimit të tij në forumin në Riad, Mohammed bin Salman, ka deklaruar se ky krim është i dhimbshëm për të gjithë sauditët dhe se nuk do të shkaktojë përçarje me Turqinë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Zelanda e Re nga 1 shtatori pagat me kriptovaluta Zelanda e Re është bërë vendi i parë që legalizoi të ardhurat nga kriptovalutat, …