Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në prag të takimit të sotëm me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, tha se pozicioni i Serbisë është i vështirë. “Nuk më ofron rehati dhe nuk më pëlqen të bisedoj me Thaçin, por më mirë të bisedojmë njëqind vjet sesa të luftojmë një ditë. Kjo është puna ime. Paqja është e rëndësishme. Gjithçka tjetër nuk është për krahasim”, ka thënë Vuçiqi, transmeton Shërbimi i Ballkanit i “Radios Evropa e Lirë”. Thaçi dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, njëherësh ndërmjetësuese e dialogut, tha se pret nga dy liderët që të konfirmojnë gatishmërinë e tyre për të intensifikuar punën drejt arritjes së një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve. Edhe Thaçi ka thënë të mërkurën, përmes një postimi në “Twitter”, se pret një takim të vështirë me Serbinë, porse të nevojshëm për arritjen e marrëveshjes përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, midis dy vendeve. Në një takim në Alpbah të Austrisë në muajin gusht, Thaçi dhe Vuçiq kanë shpalosur publikisht idenë për ndryshimin e kufijve, si mundësi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vetëvendosja, ultimatum Thaçit Lëvizja Vetëvendosje planifikon të organizojë protesta edhe më masive sesa e shtunës së kaluar …