Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar për në Bruksel, pasi të sod do të takohet me homologun nga Serbia, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Federica Mogherini.

Thaçi nëpërmjet llogarisë se vet në “Twitter” e ka përshkruar si të vështirë këtë takim me presidentin serb.

Pavarësisht kësaj, Thaçi ka thënë se arritja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë është e domosdoshme.

“Rrugës për Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por një të domosdoshëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në Kombet e Bashkuara  për Kosovën”, ka shkruar Thaçi.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme