Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Drejtori i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë Marko Gjuriq ka deklaruar se i autorizuari i vetëm të përgjigjet në masat e Qeverisë së Kosovës është “komandanti suprem dhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq”, për të cilin ka pretendohet se parimisht është kundër dhunës dhe se kjo do të paraqiste opsionin e fundit, e cila do të përdorej në rast se vjen deri te cenimi i jetës së serbëve në Kosovës. Këtë për RTS ka pretenduar se shpreson se deri te këto masa nuk do të vjen dhe se përfaqësuesit e Serbisë kanë kryer bisedime me partnerët ndërkombëtar, të cilëve iu është paraqitur se “sa e rrezikshme do të ishte futja e çfarëdo masave të reja”, të cilat i ka paralajmëruar kohë më parë Prishtina. “Çdokush i cili mendon për masat e reja është armik i paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Gjuriq dhe ka vlerësuar se për futjen e tyre po angazhohen të gjithë liderët e shqiptarëve të Kosovës, por potencialisht edhe qarqet perëndimore të cilat dëshirojnë ta sjellin Serbinë deri te akti i kryer. Duke folur për votimin e paralajmëruar në Kuvendin e Kosovës për të premten, më 14 dhjetor, për formimin e ushtrisë së Kosovës, Gjuriq ka thënë se “KFOR dhe NATO nuk kanë mandat ta armatosin këtë ushtri por ta pengojnë atë”./Insajder.com Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Debati për dialogun, përplasen opozitarët Hoti, Molliqaj e Konjufca Derisa po zhvillohet dialogu për bisedimet me Serbinë, ka shpërthyer edhe përplasja ndërmjet partive …