Drejtori i zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë Marko Gjuriq ka deklaruar se i autorizuari i vetëm të përgjigjet në masat e Qeverisë së Kosovës është “komandanti suprem dhe kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq”, për të cilin ka pretendohet se parimisht është kundër dhunës dhe se kjo do të paraqiste opsionin e fundit, e cila do të përdorej në rast se vjen deri te cenimi i jetës së serbëve në Kosovës.

Këtë për RTS ka pretenduar se shpreson se deri te këto masa nuk do të vjen dhe se përfaqësuesit e Serbisë kanë kryer bisedime me partnerët ndërkombëtar, të cilëve iu është paraqitur se “sa e rrezikshme do të ishte futja e çfarëdo masave të reja”, të cilat i ka paralajmëruar kohë më parë Prishtina.

“Çdokush i cili mendon për masat e reja është armik i paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka thënë Gjuriq dhe ka vlerësuar se për futjen e tyre po angazhohen të gjithë liderët e shqiptarëve të Kosovës, por potencialisht edhe qarqet perëndimore të cilat dëshirojnë ta sjellin Serbinë deri te akti i kryer.

Duke folur për votimin e paralajmëruar në Kuvendin e Kosovës për të premten, më 14 dhjetor, për formimin e ushtrisë së Kosovës, Gjuriq ka thënë se “KFOR dhe NATO nuk kanë mandat ta armatosin këtë ushtri por ta pengojnë atë”./Insajder.com

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme