Pas Inter-PSV, një tjetër ndeshje vendimtare në Grupin B është ajo mes Barcelonës dhe Tottenham Hotspurit.

Barça tashmë e ka të siguruar vendin e parë, por jo dhe Spurs, të cilët kanë po aq pikë sa zikaltrit.Skuadrës angleze i duhet një fitore për të kaluar grupin, ndërsa në rast se barazojnë, duhet të shpresojnë në një humbje të Interit.

“Spurs” ka 7 pikë sa ka edhe Interi që luan ndaj PSV-së. Skuadra italiane synon fitoren ndaj PSV-së që ka humbur gjasat për kualifikim dhe në anën tjetër ta pres gabimin e Tottenhamit në Spanjë për ta arritur kualifikimin së bashku me Barcelonën nga Grupi B

Liverpooli do të duhet ta mposhtë Napolin në Anfield me një epërsi prej dy golash. Kjo gjë do të jetë mjaft e vështirë për t’u arritur pasi që Napoli është në krye të grupit D, me tri pikë më shumë se Liverpooli.

Në anën tjetër, Interi i mjafton një barazim në ndeshjen kundër PSV-së, nëse Barcelona arrin ta mposhtë Tottenhamin. Por, pasi që klubi katalonas tanimë e ka siguruar kualifikimin nga pozita e parë, Tottenhami është më i motivuar për këtë ndeshje dhe e kërkon fitoren më me ngulm.

Në grupin A tanimë dihet se cilat dy skuadra do të kualifikohen për në fazën tjetër. Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi, pavarësisht rezultateve në ndeshjet kundër Brugge dhe Monacos, janë të kualifikuar. Rezultatet në këtë grup vlejnë vetëm për ta kuptuar se kush do ta zë pozitën e parë.

Edhe në Grupin D, situata është e ngjashme, pasi që Porto dhe Schalke e kanë siguruar kualifikimin nga ky grup, e madje këtu dihet edhe se Porto do të kualifikohet në fazën e eliminimit direkt nga pozita e parë.

Lista e plotë e ndeshjeve që zhvillohen sonte:

18:55: Galatasaray – FC Porto

18:55: Schalke – Lokomotiv Moscow

21:00: Barcelona – Tottenham

21:00: Club Brugge KV – Atl. Madrid

21:00: FK Crvena Zvezda – Paris SG

21:00: Inter – PSV

21:00: Liverpool -Napoli

21:00: Monaco – Dortmund

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport