Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa priti në takim në selinë e KKSH-së në Bujanoc Sekretarin Politik pranë Ambasadës Holandeze në Serbi Luuk Njiman si dhe përfaqësuesin rajonal për politikë dhe stabilitet Wouter Simonis.

Gjatë takimit zyrtarët uruan për detyrën e marrë kryetarin Mustafa dhe u interesuan për qëndrimet, prioritet dhe për çështjet të cilat janë kompetencë e Këshillit Kombëtar Shqiptar. 

Kryetari Mustafa i njoftoi rreth punës dhe aktiviteteve të KKSH-së në të ardhmen duke theksuarës nevojën për një qasje strategjike për konsumimin e të drejtave dhe kompetencave të këtij institucioni ne fushën e arsimit, kulturës, informimit si dhe përdorimit zyrtar të gjuhës dhe shkrimit shqip.
Vlen të theksohet se në takim me diplomatët holandez u diskutuan edhe tema tjera të rëndësishme nga fushat përkatëse në drejtim të realizimit dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve në këtë rajon si dhe temave aktuale politike dhe të sigurisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme