Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kuvendi i Kosovës sot në ora 10:00 do të mbajë seancë plenare ku do të votohen tri projektligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, Projektligji për Ministrinë e Mbrojtjes, Projektligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligji për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Njohës të sigurisë në vend ka thënë se kjo Forcë do të jetë në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit të vendit, ndërsa tashmë kësaj Force do t’i nevojiten kapacitete të reja njerëzore, infrastrukturore si dhe pajisje tjera. Transformimi i tërësishëm i FSK-së në ushtri është një proces që mund të zgjasë 7-10 vite. Ndryshe, ditë më parë nga Amerika në Kosovë, kanë arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”. Këto automjete i kanë kushtuar buxhetit të Kosovës rreth 7 milionë euro. FSK do të marrë edhe 27 automjete të tjera “Humvee”, të cilat janë donacion nga Ushtria Amerikane Like 0
Mustafa: Kosova duhet të marrë përgjegjësinë dhe përkujdesjen institucionale ndaj shqiptarëve të Luginës Kryetari i Këahillit Kombëtar Shqiptar z.Ragmi Mustafa sëbashku me bashkëpuntor është pritur dje në …