Veriu i Mitrovicës ka gdhirë sot me flamuj të Serbisë.

Burime të “KosovaPress”-it bëjnë të ditur se mijëra flamuj serb kanë hyrë dje pasdite nga Serbia në territorin e Kosovës dhe janë vendosur nëpër institucione e shtylla të rrugëve të veriut, ndërsa u janë shpërndarë qytetarëve serbë të asaj pjese si edhe nëpër shtëpi.

“Pjesëtarë të grupev  kriminale kanë shpërndarë gjatë gjithë natës flamuj serbë. Atyre ju ka prirë Xhorxhe Kasalloviq i njohur me nofkën Xholle, i cili ka shpërndarë këta flamuj pothuajse në secilën shtëpi të serbit, duke përfshirë këtu edhe lagjet e banuara me popullatë të përzier. Pronarët e shtëpive dhe të lokaleve  janë urdhëruar t’i vejnë flamujt serb në ditën e sotme, duke i kërcënuar se do të bartin  pasoja nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë”, kanë thënë burimet.

Mësohet se e gjithë kjo situatë në veri po zhvillohet si kundërpërgjigje nga ana e serbëve në lidhje me votimin e projektligjeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, që pritet të ndodhë sot në Kuvendin e Kosovës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme