Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të ftuarit e parë nga Gjykata Speciale javën e ardhshme do të udhëtojnë për në Hagë. Christopher Bennett, zëdhënës i Dhomave të Specializuara, ka thënë për “Zërin” se nëse i thirruri nga Gjykata refuzon të dëshmojë ai ose ajo mund të burgoset. Prej javës së ardhshme pritet të udhëtojnë për në Hagë ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët janë ftuar nga Gjykata Speciale. Ish-komandanti i përgjithshëm Sylejman Selimi, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit Rrustem Mustafa – “Remi” dhe ai i Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku do të jenë të parët që do të nisen për në selinë e Speciales. Por, zyrtarët e kësaj të fundit kanë deklaruar për gazetën “Zëri” se nëse të ftuarit e tyre refuzojnë të dëshmojnë, të njëjtit do të burgosen. “Sipas ligjit, nëse i thirruri nga Gjykata refuzon të dëshmojë ai ose ajo mund të burgoset. Burgimi zgjat përderisa dëshmitari refuzon të dëshmojë ose derisa dëshmia e tij të bëhet e panevojshme, ose deri në përfundimin e procedurës penale, por nuk duhet të kalojë një muaj”, ka thënë Christopher Bennett, zëdhënës i Dhomave të Specializuara. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bora e madhe bllokon rrugët në Brezovicë Si pasojë e të reshurave të mëdha të borës, disa vetura kanë mbetur të …