Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se Kosova duhet të ketë opsion të parë në bisedime me Serbinë, ripërcaktimin e kufijve, ndërsa si opsion rezervë të ketë reciprocitetin. Murati ka thënë në KTV se fillimisht duhet të dihet se si do të jetë raporti përfundimtar me Serbinë për të kaluar në çështjet tjera të dialogut. Ai ka thënë se duhet të ketë një lloj ripërcaktimi të kufirit në vija etnike mes dy shteteve. Ka thënë se kjo temë duhet të merret më seriozisht, pasi tashmë është lejuar të hapet nga partnerët e Kosovës. “Partnerët ishin dikur kundër ndryshimit të kufijve dhe ne kemi kërkuar reciprocitet. Tash ka ndërruar kjo sepse një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare ka lejuar të hapet tema. Andaj duhet të shpenzojmë energjinë në hartimin e një platforme për ridefinimin të kufijve”, ka thënë ai duke shtuar që kufiri të caktohet te fshatrat serbe në komunat veriore të Kosovës, e të cilat kanë vazhdimësi me shtetin serb, si dhe te Lugina e Preshevës me hapësirat shqiptare e që kanë vazhdimësi me shtetin e Kosovës. Sipas Muratit, Kosova nëse dështon të merret vesh për kufijtë me Serbinë, duhet të kërkojë reciprocitet. “Nuk duhet të lëshojmë momentin historik, pasi bashkësia ndërkombëtare tashmë e ka hapur si temë. Nuk është vetëm ridefinim, por edhe ndryshim i strukturës së Kosovës. Aktualisht jemi shtet jofunksional sepse çdo ndryshim kushtetues varet nga vetoja e pesëpërqindëshit. Shqiptarët në Maqedoni janë 30 për qind e nuk e kanë mundësinë që kanë serbët në Kosovë. Sot duhet të bëhet ridefinimi, e reciprociteti të jetë opsion rezervë. Nëse s’pajtohemi për kufijtë, atëherë reciprocitet. Këtu asociacion, në Luginë asociacion. 2/3 e votave nga minoritetet për ndryshime kushtetuese të kenë edhe shqiptarët në Serbi”. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Rebelët Hutu akuzojnë Republikën e Kongos për vrasjen e Ambaadorit Italian Rebelët ruandezë Hutu mohuan akuzat se ishin pas vrasjes së ambasadorit italian në Republikën …