Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Prokuroria Speciale për Krime Lufte në Kosovë nis sot në Hagë intervistimin e disa ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, ish-komandantë të UÇK-së, janë në mesin e të parëve që do të merren në pyetje këtë javë. Ftesa për intervistim kanë marrë edhe Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti e Raimonda Rreci. Avokatët e disa të të ftuarve kanë thënë se klientët e tyre “do të paraqiten vullnetarisht” dhe se “janë të gatshëm të sqarojnë çdo rrethanë” që po heton Prokuroria Speciale. Është raportuar se Remzi Shala, i cili po ashtu ka marrë ftesë, nuk do të paraqitet në intervistë, pasi ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale që do të trajtojë pretendimet për krime lufte në Kosovë. Në zyrën e Prokurorit Special nuk kanë folur rreth ftesave, ndërsa autoritetet në Kosovë u kanë bërë thirrje të gjithë atyre që janë ftuar për intervistë, të përgjigjen, në mënyrë që të tregojnë “luftën e pastër të UÇK-së”. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë të premten se Qeveria e tij nuk është informuar nga Gjykata Speciale për intervistat që do të bëhen, por ka kujtuar se Kosova e ka obligim ligjor që t’i mbështesë ligjërisht dhe financiarisht të prekurit dhe familjet e tyre. Ligji për Gjykatën Speciale është miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2015, ndërsa institucioni është bërë funksional në korrik të vitit 2017, kur është miratuar Rregullorja e Procedurave dhe e Provave. Gjykata do të veprojë në Hagë, me prokurorë dhe gjykatës ndërkombëtarë, por me ligjet e Kosovës. Krijimi i saj ka pasuar publikimin e një raporti nga Këshilli i Evropës në vitin 2011, në të cilin thuhet se ka prova të mjaftueshme për të hetuar krimet që supozohet se i kanë kryer ish-pjesëtarë të UÇK-së kundër serbëve dhe disa shqiptarëve të dyshuar për bashkëpunim me regjimin e Beogradit, gjatë dhe para luftës. Hetimet do të përqendrohen në krimet e supozuara nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Në Kosovë, Gjykata Speciale ka shkaktuar pakënaqësi dhe zemërim dhe ka çuar në protesta të veteranëve të UÇK-së. Sipas disave, me këtë gjykatë po bëhet barazimi i luftës së UÇK-së me mizoritë e forcave serbe gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, e cila ka përfunduar me ndërhyrjen e NATO-s. Veteranët dhe disa deputetë thonë se kjo gjykatë duhet të gjykojë të gjithë ata që dyshohet se kanë kryer krime në Kosovë dhe jo, siç thuhet, vetëm një bashkësi etnike. Në fund të vitit 2017, pas një peticioni me 15 mijë nënshkrime, një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka ndërmarrë nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Pas disa javësh presion politik nga bashkësia ndërkombëtare, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës kanë thënë se gjykata nuk do të shfuqizohet. /rel Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ramadani: Provokimet nuk bëjnë stabilitet, është i pa pranueshëm dëmdimi i përmendores në fshatin Konçul Kryetari i Kuvendit Enver Ramadani ka reaguar për rastin që ka ndodhur sod në …